Albanian Bible

Eksodi 37

Eksodi

Return to Index

Chapter 38

1


 

   Pastaj bėri altarin e olokausteve prej druri tė akacies, i gjatė pesė kubitė dhe i gjerė po pesė kubitė; ishte katror dhe i lartė tre kubitė.  

 

 


2


 

   Nė tė katėr qoshet e tij bėri disa brirė, qė pėrbėnin njė tė tėrė me tė, dhe e veshi me bronz.  

 

 


3


 

   Bėri gjithashtu tė gjitha pėrdorėset e altarit: enėt pėr hirin, lopatat e vogla, legenat, mashat dhe mangallet; tė gjitha veglat e tij i bėri prej bronzi.  

 

 


4


 

   Dhe bėri pėr altarin njė grilė prej bronzi nė formėn e njė rrjete nėn kornizėn, nė pjesėn e poshtme nė mėnyrė qė rrjeta tė ndodhej nė gjysmėn e lartėsisė sė altarit.  

 

 


5


 

   Derdhi katėr unaza pėr tė katėr cepat e grilės prej bronzi, me qėllim qė tė kalonin shtizat.  

 

 


6


 

   Pastaj i bėri shtizat prej druri tė akacies dhe i veshi me bronz.  

 

 


7


 

   Pas kėsaj i kaloi shtizat nėpėr unazat qė ndodheshin anėve tė altarit, me tė cilat do tė mbartej: e ndėrtoi me dėrrasa dhe bosh nga brenda.  

 

 


8


 

   Pastaj bėri legenin prej bronzi dhe bazėn e tij prej bronzi, duke pėrdorur pasqyrat e grave qė vinin pėr tė bėrė shėrbime nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes.  

 

 


9


 

   Pastaj bėri oborrin: nga ana e Negevit, nė drejtim tė jugut, perdet e oborrit ishin prej liri tė hollė tė pėrdredhur dhe me njė gjatėsi prej njėqind kubitėsh,  

 

 


10


 

   dhe kishin njėzet shtyllat e tyre dhe njėzet bazat e tyre prej bronzi; grremēat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.  

 

 


11


 

   Nė krahun verior kishte njėqind kubitė perde me njėzet shtyllat e tyre dhe njėzet bazat e tyre prej bronzi; grremēat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.  

 

 


12


 

   Nė krahun perėndimor kishte pesėdhjetė kubitė perde me dhjetė shtyllat dhe dhjetė bazat e tyre; grremēat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.  

 

 


13


 

   Pėrpara, nga ana e lindjes, kishte pesėdhjetė kubitė:  

 

 


14


 

   nga njėri krah kishte pesėdhjetė kubitė perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre;  

 

 


15


 

   dhe nga ana tjetėr (si kėtej ashtu dhe matanė portės sė hyrjes nė oborr) kishte pesėmbėdhjetė kubitė perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre.  

 

 


16


 

   Tė gjitha perdet rreth oborrit ishin prej liri tė hollė tė pėrdredhur;  

 

 


17


 

   bazat e shtyllave ishin prej bronzi, grremēat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi, kapitelet e shtyllave ishin tė veshura me argjend dhe tė gjitha shtyllat e oborrit ishin tė lidhura me disa shtiza argjendi.  

 

 


18


 

   Perdja pėr hyrjen nė oborr ishte e qėndisur, me fill ngjyrė vjollce, tė purpurt dhe tė kuq tė ndezur, dhe me li tė pėrdredhur; kishte njė gjatėsi prej njėzet kubitėsh, njė lartėsi prej pesė kubitėsh, dhe korrespondonte me perdet e oborrit.  

 

 


19


 

   Kishte katėr shtylla me katėr bazat e tyre prej bronzi; grremēat e tyre ishin prej argjendi dhe kapitelet e tyre dhe shtizat e tyre ishin tė veshura me argjend.  

 

 


20


 

   Tė gjitha kunjat e tabernakullit dhe tė rrethojės sė oborrit ishin prej bronzi.  

 

 


21


 

   Kjo ėshtė lista e sendeve tė tabernakullit, tė tabernakullit tė dėshmisė, qė u renditėn me urdhėr tė Moisiut, pėr shėrbimin e Levitėve, nėn drejtimin e Ithamarit, birit tė priftit Aaron.  

 

 


22


 

   Betsaleeli, bir i Urit, bir i Hurit, nga fisi i Judės, bėri tė gjitha ato qė i kishte urdhėruar Zoti Moisiut,  

 

 


23


 

   duke pasur me vete Oholiabin, birin e Ahisamakut, nga fisi i Danit, gdhendės, vizatues dhe qėndistar i stofave ngjyrė vjollcė, tė purpurta, tė kuqe tė ndezur dhe prej liri tė hollė.  

 

 


24


 

   Gjithė ari i pėrdorur pėr tė gjitha punimet pėr vendin e shenjtė, domethėnė ari i ofertave, qe njėzet e nėntė talente dhe shtatėqind e tridhjetė sikla, simbas siklit tė shenjtėrores.  

 

 


25


 

   Dhe argjendi, qė u mblodh me rastin e regjistrimit tė asamblesė, ishte njėqind talente dhe njė mijė e shtatėqind e shtatėdhjetė e pesė sikla, simbas siklit tė shenjtėrores:  

 

 


26


 

   njė beka pėr frymė, (domethėnė njė gjysmė sikli, simbas siklit tė shenjtėrores), pėr ēdo burrė qė e kapte regjistrimi, nga mosha njėzet vjeē e lart, pra, gjashtėqind e tre mijė e pesėqind e pesėdhjetė burra.  

 

 


27


 

   Njėqind talentet prej argjendi shėrbyen pėr tė shkrirė bazat e shenjtėrores dhe bazat e velit: njėqind baza pėr njėqind talentet, njė talent pėr bazė.  

 

 


28


 

   Dhe me njė mijė e shtatėqind e shtatėdhjetė e pesė sikla ai bėri grremēat pėr shtyllat, i veshi kapitelet e tyre dhe bėri shtizat pėr shtyllat.  

 

 


29


 

   Bronzi i ofertave arrinte nė shtatėdhjetė talente dhe dy mijė e katėrqind sikla.  

 

 


30


 

   Dhe me kėtė ai bėri bazat e hyrjes sė ēadrės sė mbledhjes, altarin prej bronzi dhe me grilėn e tij dhe me tė gjitha orenditė e altarit,  

 

 


31


 

   bazat e oborrit, bazat e hyrjes nė oborr, tė gjithė kunjat e tabernakullit dhe tė gjithė kunjat e rrethimit tė oborrit.  

 

 


Eksodi 39

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: